Tuchel i “dashuruar” me Brojën, Chelsea i ofron pesë vjet kontratë!

Chelsea është bindur t’i ofrojë kontratë të re Armando Brojës, të cilin sezonin e kaluar e huazoi te Vitesse në Eredivisie


Chelsea është bindur t’i ofrojë kontratë të re Armando Brojës, të cilin sezonin e kaluar e huazoi te Vitesse në Eredivisie. Marrëveshja e re do të jetë 5-vjeçare, që do të thotë se sulmuesi i Kombëtares Shqiptare do të ketë një shans të artë për t’u konfirmuar në ekipin e parë të bluve të Londrës.

Broja është një nga talentët e shumtë të formuar në akademinë e Chelsea-t dhe përvoja e fituar te Vitesse, me të cilën realizoi 10 gola në 30 paraqitje sezonin e kaluar, ka qenë vendimtare për qëndrimin e tij në Londër. Chelsea, gjatë ditëve të ardhshme, pritet të bëjë njoftimin për “blindimin” e shqiptarit me kontratë afatgjatë.

Broja besohet se vlerësohet shumë nga trajneri Thomas Tuchel, i cili do t’i japë shansin për të qenë pjesë e ekipit të parë. Ai ka pasur një fillim të mbarë të përgatitjeve parasezonale. Broja shënoi një nga golat në fitoren 6-1 të Chelsea ndaj Peterborough United në miqësoren e parë të verës, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Një tjetër shenjë se karriera e Brojës është në rritje është fakti që ai tashmë është ka luajtur gjashtë herë me Shqipërinë, në njërën prej sfidave kundër Anglisë, në mars.

Broja ka ende mundësi të huazohet këtë verë, por nëse Chelsea përfundimisht vendos të shesë Abrahamin, shqiptari mund të trashëgojë vendin e tij në skuadrën e parë të drejtuar nga Tuchel./ Supersport/

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…