
Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi realizojnë në fitoren 11-0 të Lazio ndaj Belluno
Lazio u tregua e pamëshirshme në miqësoren e ditës së sotme, teksa mposhti me rezultatin 11-0 skuadrën modeste Belluno

Lazio u tregua e pamëshirshme në miqësoren e ditës së sotme, teksa mposhti me rezultatin 11-0 skuadrën modeste Belluno, ku protagonistë absolutë ishin dy futbollistët shqiptarë Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e katërt, ndërkohë që sulmuesi i Kosovës, vulosi triumfin me dy golat e realizuara në minutat 77 dhe 83.
Golat e tjerët për skuadrën e Sarrit i realizuan Felipe Anderson, Luis Alberto (3), Kaisedo, Marusiç dhe Akpa Akpro.
Vlen të theksohet fakti se në dy miqësoret e zhvilluara në harkun e pak ditëve, lacialët kanë shënuar plot 21 gola, teksa në sfidën e parë triumfuan me rezultatin 10-0. Sigurisht që skuadrat që ka pasur përballë kanë qenë tepër modeste.