Adriatik Balla: Nga Briken Calja, te Matvei Petrov, shanset e kuqezinjve për medalje në “Tokyo 2020”

“Tokio 2020” do të jetë edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike Verore dhe pjesëmarrja e 9-të për Shqipërinë në një event të tillë.


Nga Adriatik Balla, Gazeta “Sot

Delegacioni olimpik kombëtar shqiptar ka udhëtuar pjesë-pjesë drejt Tokios, vendit pritës të Lojërave Olimpike, ndërkohë që vetë kuqezinjtë po bëjnë llogaritë e tyre ku janë e ku deshifrojnë të arrijnë.

Praktikisht kemi lojtarë të mirë, por që të shkohet tek medaljet duhet fat dhe shumë cilësi. Nga 9 sportistë që ka ekipi olimpik, vetëm 3 mund të sigurojnë medaljen dhe ata janë Briken Calja në peshëngritje, Luiza Gega në atletikë në vrapimin e 3 mijë metrave me pengesa, si dhe rusi Matvei Petrov që përfaqëson Shqipërinë në gjimnastikë.

Të tjerët kanë pak shanse, pavarësisht se në deklaratat e tyre sportistët kanë thënë se do të bëjnë çmos të jenë në treshen e parë.

Situata e ekipit dhe përshtatja me kushtet e Tokios

“Tokio 2020” do të jetë edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike Verore dhe pjesëmarrja e 9-të për Shqipërinë në një event të tillë. Për shkak të koronavirusit eventi po mbahet nën masa të ashpra nga organizatorët. Aventura e sportistëve që do të synojnë medalje do të startojë me 23 Korrik dhe përfundon më 8 Gusht. Shqipëria do të përfaqësohet me 9 sportistë në këto disiplinat: atletika, peshëngritja, gjimnastika, noti, mundja dhe qitja janë. Ekipit shqiptar iu dorëzua flamuri kombëtar nga kryeministri Rama në një ceremoni të veçantë peshëngritësit Briken Calja dhe atletes Luiza Gega.

Disa nga sportistët pjesëmarrës synojnë të jenë pjesë e më të mirëve, madje shpresohet edhe në medaljen e parë olimpike për vendin e tonë. Izmir Smajlaj, Luiza Gega, Briken Calja, Indrit Çullhaj, Erkand Qerimaj, Nikol Merizaj. Matvei Petrov, Kledi Kadiu dhe Manuela Delilaj janë disa nga sportistët që do të synojnë një paraqitje dinjitoze të vendit tonë, në disiplinat ku ata do të garojnë. Duhen edhe pak ditë nga nisja e Olimpiadës së Tokios, e shtyrë me një vit për shkak të pandemisë.

Pavarësisht njëmijë e një polemikave në qarkullim për shkak të rasteve të Covid në rritje konstante me variantet e reja, takimi me eventin madhor mbetet për të mos u humbur.

Për këtë arsye ka disa gjëra që duhen ditur paraprakisht për spektatorët e televizionit, duke qenë se garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, gjithmonë për shkak të frikës së infektimeve. Lojërat e Olimpiadës së 32-të do të mbahen në Tokio, Japoni nga 23 korriku në 8 gusht. Diferenca e orës me Shqipërinë është 7 orë.

Kur në kryeqytetin japonez është ora 19.00 e pasdites, te ne është mesditë. Fillimisht Lojërat u përcaktuan për t’u luajtur nga 24 korriku në 9 gusht 2020, para se të bëhej shtyrja për shkak të Coronavirusit. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 23:00 të 23 korrikut me orën shqiptare, ndërsa ajo e mbylljes në 8 gusht në të njëjtën orë.

Shanset

Siç thamë, Shqipëria ka 9 sportistë në këtë Olimpiadë, por shpresat e mëdha janë tek Briken Calja, i cili në peshën deri në 73 kg ka rezultate spektakolare dhe mund të arrijë në podium, pra të paktën një medalje olimpike. Me pak fat edhe Luiza Gega mund të arrijë në top-3, kurse rusi Petrov në gjimnastikë, që përfaqëson Shqipërinë, varet nga performanca, por ka ambicie që tek kali të arrijë në zonën e medaljeve. / Gazeta “Sot”/

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…