Bujar Qesja: Ti je një kampion i përjetshëm Kreshnik!

Sot, legjenda Kreshnik Tartari, “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe “Trajneri i Merituar”, mbush 78 vjeç.


Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Sot, legjenda Kreshnik Tartari, “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Trajneri i Merituar”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri”, klasi I, II, III; “Mjeshtri i Madh i Punës”, “Nderi i Kombit”, Trajner i Kategorisë i në Itali, mbush 78 vjeç.

Një urim për trajnerin e madh të volejbollit shqiptar:

“Gjithnje i kenaqur ne miqesine dhe respektin tone. Mbeshtetja dhe perkrahja e juaj eshte e paharruar per mua. Ti mbete kampion Kreshnik edhe si njeri. Shendeti qofte gjithnje ne anen tende”,

Dinamo e mjeshtrit Tartari ka përjetuar disa kulme. Si trajner i ekipit “Dinamo” femra dhe atij kombëtar, ka arritur rezultatet si më poshtë vijon: Fitues i Kampionatit Kombëtar në vitet: 1973–74; 1974–75; 1975–76; 1976-77; 1977–78; 1978–79; 1979–80; 1980-81; 1981-82; 1982-83; 1986-87; 1987-88; 1988–90; 1990–91; si dhe më pas në sezonet 2001–02; 2003 2004. Suksese këto të shoqëruara me fitimin e Kupës së Shqipërisë në vitet: 1974; 1977; 1980; 1981; 1982; 1985; 1986; 1987; 1988; 1989; 1990; 1991; 2001; 2002; 2003; 2009 (UMB Volley); 2010 (UMB Volley).

Kreshniku është fitues i medaljeve të arta me ekipin Kombëtar femra në Lojërat Mesdhetare “Latakia 1987” dhe fitues i vendit të katërt në Lojërat Mesdhetare, Greqi 1991.

Ai e çoi në finale ekipin në Kampionatin Europian të vitit 1991. Në kampionatet Ballkanike ka fituar 2 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe 4 medalje bronzi. Si trajner i ekipit kombëtar femra të Rritura – pjesëmarrës në Kampionatin Botëror në Angli dhe Lojërat Mesdhetare në Spanjë në vitin 2005.

Pas viteve 1990, Tartari ka qenë në Shqipëri trajner me Dinamon (femra) në vitet 1998-2004, Aulonën (femra) në vitet 2005-2007 dhe “UMB Volley” (Universiteti Marin Barleti) në vitet 2008–2012.

Në vitet 1997-2001, Tartari ishte zëvendësministër përgjegjës për sportet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve.

Skeda
Kreshnik Tartari
Datëlindja: 21 korrik 1943

Titujt: “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Trajneri i Merituar”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri”, klasi I, II, III; “Mjeshtri i Madh i Punës”, “Nderi i Kombit”, Trajner i Kategorisë I në Itali
Trajner i Kategorisë Ndërkombëtare, dhënë nga Akademia Ndërkombëtare e Volejbollit (FIPAV)
1958-1972, volejbollist me Dinamon dhe ekipin Kombëtar
1972-1990, trajner me ekipin e femrave të Dinamos dhe ekipit Kombëtar
1991-1992, trajner me ekipin e femrave të Palermos, Itali
1992-1997, trajner i ekipeve për meshkuj e femra të San Marinos dhe i Kombëtares së atij vendi
1997-2001, zëvendësministër përgjegjës për sportet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve
2002-2006, trajner i ekipit “Aulona”
2008-2012 trajner i ekipit të femrave të Universitetit “Marin Barleti”, UMB
– 26 herë kampion kombëtar si volejbollist e trajner
– 18 herë fitues i Kupës së Republikës, si lojtar e trajner
– 17 herë pjesëmarrës në edicionet e kupave të Europës si lojtar e trajner, nga të cilat 4 herë si finalist, 1 herë si lojtar, 3 herë si trajner
– disa herë kampion i Ballkanit, nënkampion e vendi i tretë në gadishull
– Medalje ari në Lojërat Mesdhetare
– Mbi 400 ndeshje ndërkombëtare dhe 2000 ndeshje zyrtare

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…