Historia shqiptare në Lojërat Olimpike: “ATHINË 2004”, rekordi kuqezi i peshëngritësit Gerti Trasha

Historia olimpike e Shqipërisë, nga pjesëmarrja e parë “Munih 1972”, tek ajo e fundit “Tokyo 2020”. Speciale me 9 pjesë.


Nga Dash Frashëri, botues i Tifozet.al

Shqipëria ka marrë pjesë për herë Lojërat Olimpike në “Munih 1972” (Gjermani). Pas 20 vitesh mungesë, më shumë për arsye politike (absurde) nga regjimi komunist, rikthimi i vendit tonë në Lojërat Olimpike daton në vitin 1992, në “Barcelona 1992” (Spanjë). Më pas vijon pjesëmarrja rregullisht me: “Atlanta 1996” (SHBA), “Sidnej 2000” (Australi), “Athinë 2004” (Greqi), “Pekin 2008” (Kinë), “Londër 2012” (Angli), “Rio 2016” (Brazil) dhe tani në “Tokyo 2020” (Japoni).

“ATHINË 2004”

Shqipëria mori pjesë në “Athinë 2004” me shtatë sportistë, pesë meshkuj dhe dy femra. Lojërat u organizuan nga 11-29 gushti i vitit 2004.
Peshëngritësi elbasanas, Gerti Trasha, regjistroi edhe rekordin si olimpisti më i ri në moshë shqiptar, pasi mori pjesë në garë në moshën 16 vjeç e 199 ditë.

Kjo është olimpiada shënon edhe rastin e parë kur në të morën pjesë dy vëllezër: Gerti dhe Theodhoris Trasha, që të dy peshëngritës, 16 dhe 19 vjeç.

Flamurin e delegacionit shqiptar e mbajti atletja Klodiana Shala (hera e dytë për të në Olimpiadë, e që stërvitej prej një kohe të gjatë në Greqi).

Hedhësi i çekiçit, Dorian Çollaku, u rendit i 31-ti nga 34 sportistë, duke e kapur rezultatin 70.06 metra (i fundit në grupin B). Kampion doli japonezi Kori Mijofushi me 82.91 metra.

Notari 21-vjeçar Kreshnik Gjata u rendit në 50 metra stil i lirë në vendin e 66-të nga 83 sportistë, duke fiksuar kohën 26.61 sekonda ( i 4-ti në baterinë 3). Kampion doli amerikani Geri Hill (21.93 sekonda).

Notarja Rovena Marku doli e 60-ta në 50 metra stil i lirë, nga 73 sportiste, me kohën 30.51 sekonda (kampionia holandeze Inge de Bruin me kohën 24.58 sekonda).

Mundësi Sahit Prizreni regjistroi një rezultat jo të pritur prej tij, duke u renditur i 17-ti nga 19 sportistë, duke i humbur të dy takimet me grekun Bezik Aslanvili dhe iranianin Masoud Gokar, në grupin E.

Atletja Klodiana Shala (rekordmene në Shqipëri) garoi në 400 metra me pengesa dhe vendin e 28-të nga 33 sportistë dhe (koha: 1 minutë, e fundit në baterinë 3).

Peshëngritësi Gerti Trasha u rendit i 13-ti në peshën nga 20 sportistë, në peshën 62 kg, dhe po në vendin e 13-të u rendit vëllai i tij, Theodhoris Trasha, nga 25 shtangistë, në peshën 77 kg.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…