
Volejboll, Shqipëria U20 humb me Bullgarinë në Kampionatin Ballkanik
Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në volejboll për djem e ka nisur me humbje Kampionatin Ballkanik,

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në volejboll për djem e ka nisur me humbje Kampionatin Ballkanik, i cili është duke u zhvilluar në Prishtinë. Një garë mes gjashtë skuadrave, sepse pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bullgarisë marrin pjesë dhe Mali i Zi, Turqia e Maqedonia e Veriut. Dhe pretendimet e skuadrës, që drejtohet nga Arben Sako dhe Agim Reka, janë të mëdha.
Por në ndeshjen e parë Bullgaria ka rezultuar e fortë, teksa ka rrëmbyer dy setet e para me të njëjtin rezultat, 25-13. Në të tretin tanët janë përpjekur të hapin ndeshjen, por në fund përsëri triumfatore Bullgaria, 25-20 dhe përfundimisht 3-0.
Ndeshja e radhës për kuqezinjtë e rrjetës do të jetë ndaj Turqisë, ndërkohë që kjo skuadër në ditën e parë ka mundur Malin e Zi, 3-1, kurse Maqedonia e Veriut, po 3-1, Kosovën. Kampionati Ballkanik i moshës deri në 20 vjeç për djem përfundon më 24 korrik.