Edhe Inter D’Esclades nga Andorra tallet me Teutën!

Teuta zhgënjeu në ndeshjen e parë të Conference League, pasi u mposht 0-2 nga Inter D’Esclades në “Niko Dovana”.


Kampionët turpërojnë Shqipërinë në Europë. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, me dy humbje përballë moldavëve të Sheriff Tiraspol, Teuta zhgënjeu edhe në ndeshjen e parë të Conference League, pasi u mposht 0-2 nga Inter D’Esclades brenda në “Niko Dovana”.

Në një sfidë ku durrsakët ishin dukshëm favoritë jo vetëm për të fituar, por edhe për të kaluar turin, zhgënjyen totalisht, duke nxjerrë dy herë topin nga rrjeta dhe për më tepër, duke mos provuar ende shijen e golit në Europë, ndonëse cilësia në sulm nuk mungon.

Durrsakët e nisën mjaft mirë sfidën dhe provuan të zhvendosin lojën në gjysmëfushën kundërshtare, teksa në minutën e 15’ ishte sulmuesi kryesor Taulant Seferi që “flirtoi” me golin, por goditja e tij me të majtën ishte e dobët dhe topi përfundoi jashtë.

Miqtë fitojnë konfidencën me kalimin e minutave dhe në minutën e 23-të i shkojnë shumë pranë golit, por sulmuesi i tyre godet keq dhe dërgon topin pak centimetra jashtë portës së mbrojtur nga Stivi Frashëri.

Emiljano Vila në minutën e 27’ dhe Taulant Seferi në të 30-ën kërcënojnë sërish për Teutën, por të dy gabojnë në finalizim dhe nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetën e modestëve nga Andorra.

Në momentin më të mirë të Teutës, Inter D’Esclades zbret në një kundërsulm të shpejtë dhe topi përfundon te sulmuesi spanjoll Soldevila, i cili i vetëm me portierin Frashëri, gjuan saktë dhe dërgon topin në rrjetë, kur kronometri tregonte minutën e 37’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të miqve nga Andorra, të cilët në minutën e 57’ ia dolën të gjejnë edhe golin e dytë, teksa protagonist ishte sërish sulmuesi spanjoll Soldevila, i cili mposhti për herë të dytë Frashërin.

Ky gol shpërqendroi totalisht durrsakët, që e kishin të vështirë tashmë të organizonin manovrën sulmuese, ndërsa në minutën e 81-të miqtë nga Andorra i shkuan pranë edhe golit të tretë, por traversa erdhi në ndihmë të bregdetarëve, duke kthyer mbrapsht topin.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me Inter D’Esclades që u largua nga Durrësi me triumfin 0-2 dhe me një këmbë në turin tjetër, ndërsa Teuta dhuroi një tjetër performancë zhgënjyese, pasi humbi ndeshjen e tretë radhazi në Europë.

Ndonëse shorti në Conference League u tregua shumë bujar me bregdetarët, duke u vënë përballë një kundërshtar gjysmë-profesionist, djemtë e Edi Martinit e shpërdoruan këtë mundësi me një paraqitje të turpshme dhe tani kalimi i turit duket një mirazh./ Supersport.al/

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…