Distria e Artë e Kosovës
Kosova fiton medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios. Xhudistja Distria Krasniqi triumfoi ndaj japonezes Tonaki Funa në finale.
Kosova fiton medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios. Distria Krasniqi ia ka dalë të triumfojë edhe në finalen e madhe të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në kategorinë 48 kg.
25-vjeçarja triumfoi ndaj japonezes Tonaki Funa në finale. Në debutim mposhti brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa më pas ia doli të thyejë kinezen Chen Hao Lin.
Xhudistja nga Peja ia doli edhe në gjysmëfinale, duke fituar ndaj mongolezes Urantsetseg Munkhbat, një duel i fortë dhe tepër i luftuar.
Një sukses i madh për Krasniqin, teksa kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në historinë e Lojërave Olimpike.
Të parën e fitoi Majlinda Kelmendi pesë vite më parë në Olimpiadën e Rios në Brazil
Distria Krasniqi?? has won gold in the women's -48kg category. #Judo
This is just Kosovo's second ever #Olympics medal in modern history. ??#UnitedByEmotion | #StrongerTogether | @NOCKOSOVO
— #Tokyo2020 (@Tokyo2020) July 24, 2021