
Flobens Dilaveri: Rezultat i madh i Matvei Petrov në “Tokyo 2020”
Shqipëria ka debutuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me gjimnastin Matvei Petrov.

Shqipëria ka debutuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me gjimnastin Matvei Petrov. Sportisti, me origjinë ruse dhe pasaportë shqiptare, nuk ia ka dalë të kualifikohet për në finale e madhe duke u renditur i 9-ti nga 64 garues.
Ai ishte vetëm 0.33 pikë larg kualifikimit për në finale n e madhe, por ka ende shpresë se mund të marrë pjesë në rast se 1 nga 8 të kualifikuarit sipër tij dëmtohet ose tërhiqet nga gara.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës (FSHGJ), Flobens Dilaveri, e konsideroi si një rezultat i madh ne Tokyo 2020 i gjimnastit Matvey Petrov dhe trajnerit Alon Hasa.
Postimi i Dilaverit
“Rezultat i madh ne Tokyo 2020 i gjimnastit Matvey Petrov dhe trajnerit Alon Hasa. Fati sic e la rezerve te pare mbase i “dhuron” finalen…! Hera e pare qe gjimnastika shqiptare guxon te sulmoje nivele te tilla”, shkruan Presidenti Dilaveri në rrjetet sociale.
Edhe Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) reagoi me një postim:
NJOFTIMI NGA KOKSH
I pari qe nisi garen ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020” per ekipin Olimpik shqiptar, ishte gjimnasti Matvei Petrov @matvey_pt ne gjimnastike artistike.
Ne disiplinen e kalit me doreza, Matvei beri nje gare mjaft te mire ne Ariake Gymnastics Center duke u renditur i pari ne baterine e trete te Divizionit te dyte.
Performanca e tij e mire i dha Matveit 14.733 pike duke e renditur ne vendin e 9 nga 65 garues, me vetem 0,33 pike larg kualifikimit per ne finalen e madhe.
Megjithate ka ende shprese si reserve e pare ne finalen e 1 gushtit, ne raste demtimi, arsye shendetesore, terheqje nga gara etj. te ndonjerit nga 8 te kualifikuarit.
I urojme Matveit suksese te metejshme ??