Ylli Dosku: Distria dhe Nora, vajzat e “Arta” të Kosovës!

Me medaljet e arta në Lojërtat Olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i dhanë Kosovës statusin e një superfuqie në botë në sportin luftarak.


Nga Ylli Dosku – Nju Jork, SHBA

Shqiptarët e Nju Jorkut, qytetit kozmopolit, ku jetoj prej më shumë se dy dekadash, e pritën lindjen e diellit me kënaqësinë që të jep një medalje e artë në Lojërat Olimpike, të fituar kësaj radhe, nga xhudistja Nora Gjakova, vetëm dy ditë pasi Distria Krasniqi shënoi emrin e saj në Librin e Artë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, duke i dhënë Kosovës statusin e një superfuqie në botë në sportin luftarak.

Rruga drejt medaljes më të lartë olimpike është thuajse e njëjtë për dy xhudistet e talentuara të stërvitura nga një mjeshtër si Driton Kuka, trajneri që me Maljinda Kelmendin, katër vjet më parë në “Rio 2016”, në Brazil, i siguroi Kosovës medaljen e parë të artë dhe një vend në listën e shteteve që kishin fituar të paktën një medalje të tillë olimpike.

Xhudistja 26-vjeçare, Nora Gjakova, e cila triumfoi në peshën deri në 57 kg, një garë perfekte, duke mposhtur në finale francezen Cysique Leonie Sarah, ndërsa pak më herët kishte triumfuar në gjysmëfinale ndaj japonezes Tskuasa Joshida, e cila ishte edhe favoritja kryesore.

Edhe për xhudistin Distria Krasniqi, që ngriti lart flamurin e Kosovës në peshën deri në 48 kilogramë, rruga drejt finales i vuri përballë një japoneze, vendi që besohet se u shpik xhudo.

25-vjeçarja triumfoi ndaj japonezes Tonaki Funa në finale. Në debutim mposhti brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa më pas ia doli të thyejë kinezen Chen Hao Lin.

Xhudistja nga Peja ia doli edhe në gjysmëfinale, duke fituar ndaj mongolezes Urantsetseg Munkhbat, një duel i fortë dhe tepër i luftuar.

Fitimi i medaljes së artë të Nora Gjakovës përkoi me zinë kombëtare në Kosovë, për shkak të dhjetë viktimave në aksidentin tragjik në Kroaci, ku një autobus që vinte nga Frankfurit me destinacion Prishtinën u përmbys.

Dy medaljet e arta të Distrias dhe Norës janë ngushëllimi më i mirë për familjet e viktimave, por edhe një fakt, se bota e xhudos tashmë dominohet nga Kosova, të paktën për femra.

 

 

 

 

 

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…