Basel i mëson Partizanit se çfarë është futbolli!

Basel tregon sërish forcën ndaj Partizanit: 0-2 në “Elbasan Arena”, në Conference League.


Basel tregon sërish forcën ndaj Partizanit, pasi e mposhti me rezultatin 0-2 edhe në “Elbasan Arena”, duke siguruar kalimin për në turin e tretë të Conference League, me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Gjigantët zviceranë ishin favoritë që në letër dhe vulosën kualifikimin që në ndeshjen e parë në “St. Jacob’s Park”, ku fituan 3-0, por nuk e kishin nënvlerësuar aspak as ndeshjen e kthimit në Elbasan, ku dominuan dhe morën një tjetër sukses.

Pas dy golave në ndeshjen e parë, mesfushori zviceran Valentin Stocker u bë sërish protagonist, duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 38’, pasi ishte në vendin e duhur dhe shtyu në rrjetë një top të grushtuar fillimisht nga Alban Hoxha.

Menjëherë pas startit të pjesës së dytë, ishte sulmuesi brazilian Arthur që dërgoi topin në rrjetën e Hoxhës për herë të dytë dhe mbylli njëherë e mirë llogaritë, ndërsa Partizani u tregua i pafuqishëm për të shënuar qoftë edhe një gol të vetëm.

Merr fund kështu aventura europiane e Partizanit të Ilir Dajës, që eliminohet në turin e dytë të Conference League, megjithatë duhet thënë se fati nuk u tregua aspak bujar me ta, duke u vënë përballë një kundërshtar si Baseli.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…