Fotoja e fundit e legjendës Riza Lushta, sulmuesit të Juventusit

I pari futbollist shqiptar i përmasave europiane me një karrierë të shkëlqyer edhe në Itali. Qendërsulmues dhe golashënues i madh


Nga Mendrit Shehu

Fotoja e fundit e Riza Lushtës, legjendës së futbollit shqiptar. Ai është një prej 11 themeluesve të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e parë po themeluese të saj më 12 mars 1936 nën drejtimin e trajnerit hungarez Samo Singer.

I pari futbollist shqiptar i përmasave europiane me një karrierë të shkëlqyer edhe në Itali. Qendërsulmues dhe golashënues i madh. Dy herë (1942, 1943) golashënuesi më i mirë i lojtarëve të huaj në kampionatin italian.

Me 85 ndeshje dhe 47 gola të shënuar ai është midis 23 shënuesve më të mëdhenj për të gjitha kohërat në historinë e Juventusit, gjithnjë deri më 2005.

Më vonë Lushta arrin të veshë edhe fanellën e kampiones së botës në fuqi, Italisë së Vittorio Pozzo-s. E megjithatë Lushta nuk ka luajtur me Kombëtaren e Italisë, pra as në ndeshjen e 1 dhjetorit 1940 me Hungarinë. Dhe po aq është e vërtetuar se ai ka luajtur ndeshjen përgatitore.

Ndërroi jetë më 6 shkurt 1997 në moshën 81 vjeçare, në shtëpinë e tij modeste në Via San Pio 6 në Torino, pranë shoqes së tij të jetës dhe sidomos me përkujdesjen e nipit të saj, intelektualit Claudio Casinelli, ai u varros në Torino.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…