Sulmuesi Ilirid Ademi firmos për Laçin
Laçi kanë kryer goditjen e radhës në merkato. I afruari i fundit tek ekipi i Shpëtim Duros është Ilirid Ademi.
Laçi kanë kryer goditjen e radhës në merkato. I afruari i fundit tek ekipi i Shpëtim Duros është Ilirid Ademi. 26-vjeçari ishte pjesë e Shkupit sezonin e kaluar, teksa ka luajtur më parë me Renovën, Makedonija dhe Gostivarin.
Ademi luan në krahun e majtë të sulmit, por bën mirë edhe pozicionet e tjera të repartit ofensiv. “Pas një surprize të bukur ditën e djeshme ku djemtë tanë na mbushen plot emocion, një tjetër surprizë në familjen bardh e zi!!
Zyrtarizohet lojtari më i ri! Mirë se vjen në familjen tonë Ilirid Ademi!“, lexohet në komunikatën zyrtare të ekipit kurbinas, që ka firmosur kontratë 2-vjeçare me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut.