
Jurgen Bardhi firmos për Tuzlaspor, 250 mijë euro në sezon
Ish-mesfushori 23-vjeçar i Partizanit ka firmosur një kontratë dy-vjeçare

Jurgen Bardhi ka firmosur me klubin e Tuzlaspor, që militon në Ligën e Dytë turke.
Ish-mesfushori 23-vjeçar i Partizanit ka firmosur një kontratë dy-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 250 mijë euro neto në sezon.
Sezonin e shkuar, skuadra e Tuzlasporit e mbylli kampionatin në mes të tabelës.