Emma McKeon, “Përbindëshja” e pishinës

“Përbindëshja” e pishinës së “Tokyo 2020”, australiania Emma McKeon, me pesë medaljet e arta olimpike të fituara deri tani në karrierën e saj, ka arritur një rekord, të cilin e ndan me legjendën e notit botëror, bashkatdhetarin e saj, Ian Thorpe.


Nga Bashkim Tufa

“Tokyo Aquatics Centre” tani i ka mbyllur dyert. Noti i ka përfunduar zyrtarisht garat e olimpiadës “Tokio 2020”. U shpërndanë 208 medalje, 124 notarëve ishin më fatlumët.

Mbi të gjithë, ishte ajo që shkëlqeu, 27-vjeçarja australiane Emma McKeon, e cila fitoi më shumë se të gjithë. Plot shtatë, duke u bërë edhe notarja e parë femër në histori, që ka arritur të fitojë kaq shumë medalje në një olimpiadë.

Ajo ishte edhe ‘fenomeni’ i Olimpiadës japoneze. McKeon mori 4 medalje ari, dy të arta ekipore (4×100 m. stil i lire dhe 4×100 m. stil i përzier) dhe dy të arta të tjera në garat individuale 50 dhe 100 metra stil i lirë.

Notarja australiane fitoi edhe 3 medalje të bronzta, dy në ekipore (4×100 m. stil i përzier dhe 4×200 m. stil i përzier), si dhe dhe një medalje bronzi në garën e 100 metrave flutur.

Emma McKeon, e lindur më 24 maj 1994, është një pinjolle e një familjeje notarësh në Australi: xhaxhai, babai, nëna dhe vëllai, të gjithë kanë qenë notarë. Madje babai Ron dhe vëllai David, kanë qenë edhe olimpistë. Madje sërish, Emma u kualifikua për Lojërat e Komonuelthit më 2014 në të njëjtin pishinë në Brisbane, në të cilën nëna e saj, Susie dhe xhaxhai i saj, u kualifikuan për Lojërat e Commonwealth 1982.

Në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Emma dhe vëllai i saj David, ishin pjesë ekipit australian të notit. Në këto lojëra, ajo mori pjesë në garën e stafetës 4×100 metra stil i lire, ku fitoi një medalje të artë me një kohë rekord botëror prej 3:30.65. Përpos kësaj, ajo ka fituar edhe një medalje argjendi dhe dy bronzi në olimpiadën braziliane.

“Përbindëshja” e pishinës së “Tokyo 2020”, australiania Emma McKeon, me pesë medaljet e arta olimpike të fituara deri tani në karrierën e saj, ka arritur një rekord, të cilin e ndan me legjendën e notit botëror, bashkatdhetarin e saj, Ian Thorpe.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…