
Ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban firmos te Genoa në Serinë A
Ish-futbollisti i Partizanit në Kategorinë Superiore do të kryejë vizitat mjekësore për të hedhur më pas firmën në kontratë.

Caleb Ekuban është shumë pranë zyrtarizimit si futbollist i Genoas në Serinë A.
Skuadra italiane dhe Trabzonspori, që zotëron kartonin e futbollistit, kanë arritur marrëveshjen për 2 milionë euro.
Në orët në vazhdim ish-futbollisti i Partizanit në Kategorinë Superiore, me një përvojë të rëndësishme edhe në Angli me Leeds United, do të kryejë vizitat mjekësore për të hedhur më pas firmën në kontratë.