Laçi, në “mission impossible” ndaj Anderlechtit

Laçi gati për t’i dhënë më tepër bukuri përrallës europiane që po përjetojnë kurbinasit nën drejtimin e Shpëtim Duros


Nga Adi Metaliu, Supersport

Laçi gati për t’i dhënë më tepër bukuri përrallës europiane që po përjetojnë kurbinasit nën drejtimin e Shpëtim Duros. Pasi bënë historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë të një kompeticioni europian, bardhezinjtë nuk duan të ndalen dhe me besimin se mrekullitë, edhe pse rrallë ndodhin, shikojnë me optimizëm drejt sfidës me Anderlechtin.

Natyrisht është një kundërshtar i një tjetër niveli, përfaqëson skuadrën më të suksesshme të Belgjikës në kompeticionet europiane, klub me tjetër histori, organizim, dhe një skuadër që në total vlen diku të 100 milionë euro, dhe që drejtohet nga një emër i njohur si Vincent Kompany. Emra dhe shifra për të bërë të kuptohet hendeku i madh mes dy realiteteve, por futbolli është i bukur pikërisht për shkak të surprizave dhe te Laçi ëndërrojnë të bëjnë një të tillë si ajo e Davidit kundër Golias.

Natyrisht, aspekti pozitiv për kurbinasit është se kanë përmbushur pritshmëritë dhe tani gjithçka përballë një kundërshjtari kaq të fortë është një bonus, por në kampin e Shpëtim Duros janë të vendosur për të dhënë maksimumin, për të provuar çdo shans që ekziston për të tentuar “play off”-in. Arma e fortë natyrisht grinta dhe besimi i një grupi të gatshëm për të vënë shpirtin në fushë, për të mos u dorëzuar kurrë, si në kualifikimin ndaj Podgoricës, apo të aftë edhe për të vuajtur për të shijuar triumfin, siç bënë në ndeshjen e kthimit me Craiovën, ndaj dhe do të jetë një ndeshje e tëra për të mos u humbur, që si çdo event i rëndësishëm, do të mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti nga “Elbasan Arena”, këtë të enjte, në orën 19.00 në SuperSport.

Laçi në këtë sfidë do të mund të mbështetet edhe të përkrahja e tifozërisë, në një sfidë të destinuar për të mbetur në historinë e futbollit kurbinas. Shpëtim Duros ndërkohë i duhet të bëjë në fushë pa Julian Shehun, mungesë e rëndësishme, i spikatur si një ndër lojtarët kyç të formacionit dhe me shumë mundësi boshllëkun e krijuar do ta mbushë një prej Qatos apo Zulfiut, ndërkohë që pjesa tjetër se skuadrës pritet të jetë ajo që luajti në përballjen e fundit me Universitatean, natyrisht duke kryqëzuar gishtat që të ketë të njëjtin sukses.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…