Miqësorja me Italinë U-18 / Ardi Behari: Me moshat po bëhet një punë e niveleve të larta

Shqipëria e 18-vjeҫarëve ka filluar stërvitjet për ndeshjen miqësore ndaj Italisë, që do të luhet në Coverciano në datë 12 gusht.


Shqipëria e 18 vjeҫarëve ka filluar grumbullimin dhe stërvitjet për ndeshjen miqësore ndaj Italisë, që do të luhet në Coverciano në datë 12 gusht, duke filluar nga ora 18:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari janë grumbulluar në Elbasan dhe janë duke zhvilluar një cikël stërvitor me dy seanca në ditë, ndërkohë që me skuadrën nuk është grumbulluar Dario Daka që luan për Leҫen për shkak të ndalesave nga Covid-19.

Në prag të miqësores që 18 vjeҫarët do të luajnë me Shqipërinë U-17 që drejtohet nga Ervin Bulku, trajneri Behari ka folur për grumbullimin, elementët që ka në përbërje për këtë ndeshje me Italinë si edhe punën që bëhet me moshat nga Federata. “Në këtë grumbullim kemi marrë një pjesë të lojtarëve që kemi vëzhguar gjatë vitit. Për hir të së vërtetës, grupi nuk është i plotë sepse nuk janë 20 lojtarë aktualisht. Edhe disa elementë që kemi ndjekur dhe seleksionuar në Itali nuk kanë mundur të vijnë për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid-19. Duhet ta them se këto mungesa na kanë prishur pak punë por edhe me këto lojtarë që janë në këtë grumbullim mendoj se kemi një skuadër të mirë. Gjendja fizike duhet parë sepse është periudhë pak e vështirë, periudhë pushimesh, pa aktivitet, ndikimi i Covid. Më e rëndësishmja është që ne i grumbullojmë, i njohim me njëri-tjetrin duke parë që kjo grupmoshë ka si qëllim kryesor evidentimin e sa më shumë lojtarëve të datëlindjes 2004 që do të shërbejnë më pas për skuadrën e datëlindjes 2003, U-19, por pse jo edhe më lart.”

Një vlerësim shkon dhe për punën që bën FSHF me Kombëtaret e moshave, pjesë e të cilave Behari është nga ky vit. “Me moshat ka kohë që bëhet një punë në nivele të larta. Nuk ka nevojë për shumë fjalë, mjafton të përmendim veprat. Kombëtarja shqiptare e futbollit është e mbushur me emra prestigjoz. Së fundmi me Brojën, një rast për ilustrim, që po le gjurmë të jashtëzakonshme. Janë edhe shumë lojtarë të tjerë që kanë arritur në skuadrën A si produkt i këtij seleksionimi dhe këtij projekti pothuajse 10 vjeҫar të Federatës Shqiptare të Futbollit, projekt që kurorëzohet me talente që po ҫudisin Europën”.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…