Premier League – Manchester City me “5 yje” ndaj Norwich

Manchester City kthehet me prepotencë te fitorja pas tri humbjeve radhazi në ndeshjet zyrtare


Manchester City kthehet me prepotencë te fitorja pas tri humbjeve radhazi në ndeshjet zyrtare: kundër Chelsea në finalen e Championsit, ndaj Leicester City në Community Shield dhe në ndeshjen e parë të Premier League përballë Tottenham, të tria me të njëjtin rezultat 1-0.

Slkuadra e Pep Guardiolës “trullosi” 5-0 Norwichin në “Etihad”, ku të pranishmit u dëfryen nga një festival golash që nisi që në minutën e 7-të me autogolin e portierit holandez, Tim Krul. Dominimi i gjithanshëm i Citizens u reflektua me golin e dytë të realizuar nga Jack Grealish, i cili festoi të parin finalizim me “Blue Sky”, për të vijuar më pas me golat e Laporte, Sterling e Marhez në fraksionin e dytë.

Në sfidat e tjera, Aston Villa triumfoi 2-0 ndaj Newcastle, Leeds – Everton përfundoi 2-2, ndërsa në përballjen Crystal Palace – Brendtford nuk pati gola.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…