
“Snajperi” Mërgim Berisha
Mërgim Berisha ka shënuar golin e parë në kampionatin austriak me fanellën e RB Salzburg.

Mërgim Berisha ka shënuar golin e parë në kampionatin austriak me fanellën e RB Salzburg.
Sulmuesi me origjinë shqiptare që luan për Gjermaninë U21, realizoi me një goditje dënimi në minutën e 70-të.
Pikërisht në atë moment ai u hodh në fushë kundër Austria Klagenfurt, që drejtohet nga Peter Pacult, ish-trajneri i Kukësit në Superiore.
Berisha mori përsipër goditjen e dënimit që ishte akorduar për RB Salzburg dhe me një goditje fantastik e çoi topin në rrjetë.