Super Romelu Lukaku, gol në debutimin me Chelsea

Romelu Lukaku tregoi që në debutim me Chelsea-n se ia ka vlejtur shpenzimi 115 milionë euro për kartonin e tij.


Romelu Lukaku tregoi që në debutim me Chelsea-n se ia ka vlejtur shpenzimi 115 milionë euro për kartonin e tij. Sulmuesit belg, i aktivizuar titullar në derbin e Londrës (Chelsea fitoi 2-0 me Arsenalin) nga trajneri Thomas Thuchel iu deshën vetëm 15 minuta lojë për të ndëshkuar Arsenalin me një gol në dukje të thjeshtë, por nëse analizon vijimin e aksionit ishte pikërisht 28-vjeçari që tërhoqi skuadrën në sulm, duke shfrytëzuar më qetësi pasimin e Reece James.

Pikërisht asistuesi për golin e parë, James, dyfishoi rezultatin në të 35-tën, i shërbyer nga Mount, duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës së Artetës, që me gjithë presionin e ushtruar edhe në pjesën e dytë nuk ia doli të ngsuhtonte rezultatin për të rihapur ndeshjen.

Ndiq "Tifozet.al" në Facebook

Në fakt, Chelsea ishte me fat në minutën e 60-të, kur Holding, i pambuluar në zonë, goditi jashtë. Në minutën e 78-të Lukaku iu afrua ndjeshëm golit të dytë personal, por portieri Leno ia mohoi kënaqësinë e finalizimit.

Në të 87-të ishte Kai Havertz që pati një tjetër mundësi për blutë e Londrës, por sërish reagoi në lartësinë e detyrës Leno, duke shmangur një humbje me të thellë.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…