Studimi – Klubet humbën 2.5 miliardë euro nga mungesa e tifozëve

Ky është rezultati i një studimi të KPMG, një kompani e specializuar ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe këshillimit financiar.


Plot 2.5 miliardë euro kanë humbur klubet e pesë ligave kryesore europiane, nga mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumeve. Ky është rezultati i një studimi të KPMG, një kompani e specializuar ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe këshillimit financiar.

Në studim janë marrë 5 ligat kryesore të futbollit, angleze, spanjolle, gjermane, franceze e italiane, të cilat që prej pranverës së 2020-ës kur edhe filloi mbyllja për shkak të pandemisë, kanë humbur plot 2.5 miliardë euro nga mungesa e tifozëve.

Klubet gjermane janë ato që kanë humbur më shumë gjatë kësaj kohe, pasi pikërisht Bundesliga është edhe kompeticioni më i ndjekur në shkallët e stadiumeve, me një mesatare prej rreth 42 mijë tifozë për ndeshje.

Mbyllja e stadiumeve nuk pati impakt vetëm në të ardhurat nga shitja e biletave, por largoi edhe sponsorë të tjerë, zeroi aktivitetet promocionale, ato të shitjes së fanellave dhe shërbimit të ushqimit.

Këtë sezon pritet të bëhet një rikuperim i pjesshëm, pasi vetëm në Angli janë hapur stadiumet plotësisht, ndërsa në Spanjë ka një hapje në masën 40% e në Itali 50%.

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…