EURO 2023 për moshën U-21 / Trajneri Bushi zbardh listën për ndeshjen ndaj Çekisë

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 22 lojtarëve për ndeshjen Republika Çeke–Shqipëri.


Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 22 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen Republika Çeke – Shqipëri, që luhet më datë 6 shtator (ora 18:00) dhe është e vlefshme për Kampionatin Europian 2023 për moshën U-21. Shqipëria është në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën.

Tekniku kuqezi do të ketë në dispozicion grupin e plotë, që ishin të grumbulluar edhe për sfidën e parë të eliminatoreve ndaj Andorrës në qershor, ndeshje që u fitua nga Shqipëria U-21 në transfertë 3-0.

Nëntë nga lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me klube të huaja ndër të cilët janë Kristjan Asllani i Empolit, Anis Mehmeti i Wycombe, Armando Dobra i Ipswich, Angelo Ndrecka i Lazios, Bernard Karrica i Rijekës, etj. Në listën është edhe Dijar Nikqi, sulmuesi i talentuar 17-vjeçar që ka bërë paraqitje të mira me fanellën kuqezi së fundmi e që është lojtar i perspektivës.

Kombëtarja U-21 do të nisë grumbullimin më datën 29 gusht në Elbasan dhe pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive, më datë 4 shtator do të udhëtojë drejt Republikës Çeke për ndeshjen e datës 6 shtator.

Një muaj më pas Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje në shtëpi, më konkretisht më 7 tetor ndaj Andorrës dhe më 11 tetor ndaj Sllovenisë.

Në nëntor kuqezinjtë kthehen të luajnë jashtë fushë teksa më 12 nëntor 2021 përballen me Slloveninë dhe më 16 nëntor 2021 luajnë në Kosovë në ndeshjen e fundit të këtij viti. Më 25 mars 2022, Shqipëria do të presë Republikën Çeke në shtëpi dhe vetëm 4 ditë më pas (29 mars 2022) do të sfidojë ekipin më të fortë të grupit, Anglinë, po në fushën tonë.

Në qershor do të luhen edhe dy sfidat e fundit të Grupit G për ekipin tonë kombëtar U-21. Më 7 qershor 2022 Shqipëri është e impenjuar në transfertën e Anglisë dhe më 14 qershor 2022 luan ndeshjen përmbyllëse në shtëpi ndaj Kosovës./FSHF.org

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…