Futbolli europian me sytë nga Tirana!

Futbolli shqiptar ishte sot në qendër të skenës së madhe europiane futbollistike! Filloi rrugëtimi i kompeticionit më të ri për klube, UEFA Europa Conference League, që do të luajë finalen e madhe në Tiranë më 25 maj 2022.


Futbolli shqiptar ishte sot në qendër të skenës së madhe europiane futbollistike! Filloi rrugëtimi i kompeticionit më të ri për klube, UEFA Europa Conference League, që do të luajë finalen e madhe në Tiranë më 25 maj 2022. Një finale që është pa diskutim promovimi më i shkëlqyer i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, një arritje që kurrsesi nuk është rastësore, por është thjeshtë fryt i një pune disavjeçare e të palodhur të Federatës Shqiptare të Futbollit, që tregon se futbolli shqiptar sot ka arritur nivele që dikur as nuk mendoheshin.

Ngjitja e Lorik Canës në skenën e shortit për UEFA Conference League ishte kulmimi i një procesi të gjatë rritjeje e transformimi të jashtëzakonshëm që ka pësuar futbolli jonë, që sot ka nderin dhe privilegjin të presë një finale prestigjioze. Një finale e cila do të përmirësojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, do të jetë një reklamë fantastike për vendin në sytë e botës e që pa diskutim do të ketë një impakt tejet të madh në jetën ekonomike dhe turistike të vendin, duke sjellë mijëra tifozë në Tiranë dhe do kthejë sytë e mediave më të madhe botërore nga Shqipëria.

27 gushti do të mbahet mend si një datë historike për futbollin shqiptar. Puna dhe mundi i gjithë komunitetit të futbollit shqiptar ndër vite “shpërblehet” më 25 maj me finalen e madhe të turneut më të ri të UEFA-s që vjen në “Air Albania Stadium”.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. UEFA Conference League do të ketë Ambasador të finales “Tirana 2022”, Lorik Canën, i cili mori pjesë në hedhjen e shortit dhe u prit me nderimet më të mëdha nga qeveria e futbollit europian. Duke folur në nisje të shortit, ish-kapiteni legjendar theksoi se vendimi për ta luajtur finalen e Conference League në një prej stadiumeve më moderne në Europë është vlerësim për arritjet e mëdha që futbolli shqiptar ka bërë gjatë viteve të fundit.

“Nëse kthen kokën pas shikon që thuajse të gjithë fëmijët që kanë pasion futbollin ëndërrojnë të arrijnë nivelet më të larta të futbollit. Jam i lumtur dhe shumë krenar me atë që kam arritur gjatë karrierës sime. Kisha mundësinë ta nisja Paris SG, arrita të luajë me klubin me të cilin isha tifoz si fëmijë, Olimpique Marseille, më pas erdha në Turqi te Galatasaray e më pas te Lazio. Në vija të përgjithshme, kam pasur arritje të mëdha në karrierë edhe duke luajtur në kompeticionet e UEFA-s, Champions & Europa League, por në aspektin personal rrugëtimi im me Kombëtaren shqiptare është padyshim krenaria më e madhe”, – tha Lorik Cana, duke shtuar:

“Stadiumi është le të themi si imazh apo mesazh që vendet e Ballkanit në zhvillim duan të përçojnë, një moment vlerësimi për vendin si edhe për imazhin e shtetit dhe të qytetit. Stadiumi është thjesht fantastik, shumë modern dhe një nga stadiumet më të reja në Europë. Është shumë atraktiv, ndodhet në mes të qytetit dhe unë jam i sigurt që do të jemi pritës të shkëlqyer të finales së Conference League, por edhe njerëzit që do të udhëtojnë për të parë ndeshjen do të jenë në mes të qytetit dhe do të shijojnë vendit tonë të bukur Shqipërinë’’, – ishin fjalët e Lorik Canës në ceremoninë hapëse.

Ndërsa, Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, pasi prezantoi trofeun e ri, u shpreh se komuniteti i futbollit e ka mirëpritur krijimin e këtij kompeticioni të ri dhe ka shumë entuziazëm nga të federatat anëtare për këtë turne: “Futbolli është gjithëpërfshirje, futbolli është historia jonë, futbolli është pasioni ynë dhe çdokush duhet të ketë një shans për të ëndërruar për të luajtur në kompeticionet europiane. Unë mendoj se këto kompeticione tregojnë se vendet e vogla mund të luajnë me vendet e mëdha, çdokush mund të luajë më këdo. Futbolli nuk është sport vetëm për elitën, nuk është një sport vetëm për njerëzit më të pasur në botë, por është sporti ynë dhe askush nuk mund të na e largojë. Reagimet nga federatat anëtare të UEFA-s për këtë turne kanë qenë të shkëlqyera. Kur shikon se si federatat e mëdha, të mesme apo të vogla janë kaq unanime për diçka është shumë emocionuese. Sigurisht, në fillim kishim disa kritika nga njerëz që kritikojnë gjithçka, por më pas kritikat u ndalën, sepse e panë që ky është një turne shumë serioz”, – tha Aleksander Ceferin./ FSHF.org

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…