Super Mbappe nderon PSG, Messi në hije në debutimin francez

Në debutimin e Lionel Messit me PSG shkëlqeu lojtari më i përfolur i këtyre ditëve Kylian Mbappe.


Në debutimin e Lionel Messit me PSG shkëlqeu lojtari më i përfolur i këtyre ditëve Kylian Mbappe.

Francezi shënoi dy golat e fitores në transfertën e Reims, që konfirmoi parizienët në krye dhe me pikë të plota duke detyruar kundërshtarët t’i vihen në ndjekje që në javën e katërt, sic dhe pritej.

Messi, i cili hyri në fushë në minutën e 66-të pas daljes së mikut të tij, brazilianit Neymar nuk la shumë shenjë në debutim, krejt e kundërta e Mbappes, që ishte protagonisti i madh duke zgjidhur ndeshjen pas vetëm 16-minutash me një asist të Di Marias.

Festa e tij me bashkëlojtarët dhe tifozët, të bënin të mendoje madje që nuk ka asnjë krisje mes lojtarit dhe klubit. Reims, pavarësisht diferencave me PSG nuk zhvilloi një ndeshje në pritje, madje në pjesën e dytë pa t’i anullohej dhe një gol, por Mbappe mbylli llogaritë në të 64-tën kur shfrytëzoi asistin e një tjetër blerje të verës, Hakimi. 2 minuta më pas dhe hyrja e Messi-t në fushë por që nuk është se prodhoi dicka të jashtëzakonshme, përvec ovacioneve të tifozëve të PSG në cdo prekje të tij.

Një fitore e rëndësishme për PSG në rrugën drejt titullit dhe në pritje që Messi të dhurojë magjitë e tij për momentin duhet të kënaqen dhe pak me Mbappe, në rast se lojtari nuk vendos që të largohet nga “Parce de Prince”.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…