
Sulmuesi Griseld Lika te Partizani
Klubi i kuq ka njoftuar arritjen e marrëveshjes njëvjeçare me 23-vjeçarin, i cili luan si sulmues i majtë.

Griseld Lika është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar arritjen e marrëveshjes njëvjeçare me 23-vjeçarin, i cili luan si sulmues i majtë.
Lika është produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën e kuqe pas eksperiencës së fundit në kampionatin elitar kosovar te KF Arbëria. Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylisit.