Rey Manaj huazohet te Spezia në Serie A

Barcelona dhe Spezia arritën marrëveshjen për kalimin e Manajt në Itali, për huazimin e 24-vjeçarit për një sezon.


Rey ManajBarcelonën për t’u rikthyer në Serie A, pikërisht në kampionatin ku u bë i njohur me fanellën e Interit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare për shkak të mungesës së hapësirave në skuadrën e parë të Barcelonës ka vendosur të largohet në ditën e fundit të merkatos në mënyrë që në këtë sezon të ri futbollistik të marrë sa më shumë minuta në këmbë. Manaj do ta vazhdojë karrierën te Spezia aty ku do të ketë si trajner një ish-lojtar të Barcelonës pikërisht italo-brazilianin Thiago Motta.

Barcelona dhe Spezia arritën marrëveshjen për kalimin e Manajt në Itali, për huazimin e 24-vjeçarit për një sezon për shifrën e 500 mijë eurove ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe e drejta e blerjes nga ana e Spezias për rreth 3,5 milionë euro.

Manaj aktualisht është i impenjuar me kombëtaren shqiptare në grumbullimin e kuqezinjëve në Poloni dhe për firmën e tij mbi kontratë dhe prezantimin zyrtar klubi i Spezias duhet të presë edhe disa ditë, ndoshta deri në përfundim të sfidës eliminatore të 8 shtatorit ndaj San Marinos.

Gjatë kësaj vere Rey Manaj spikati me fanellën e Barcelonës në fazën përgatitore teksa arriti të realizonte dhe 4 gola, megjithatë mbipopullimi i Barçës në repartin e avancuar bëri që lushnjari të largohet në kërkim të hapësirave në formacion në një tjetër skuadër. Në Itali Spezia do të jetë skuadra e 5-të e Manajt pas Cremoneses, Interit, Pescarës dhe Pisas.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…