Bosnja ndal Francën, Ronaldo prek historinë!

Rezultate surprizuese, por edhe fitore bindëse të favoriteve në raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022 për zonën europiane.


Rezultate surprizuese, por edhe fitore bindëse të favoriteve në raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022 për zonën europiane.

Franca nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Bosnje-Hercegovinës në grupin D që gjithsesi kryesohet bindshëm nga gjelat. Golit të Edin Dzekos për ballkanasit iu kundërpërgjigj, Antoine Griezmann po në pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë Franca mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Jules Kounde, karton që ndikoi në ecurinë e ndeshjes.

Në sfidën tjetër të këtij grupi Ukraina regjistroi barazimin e 4-t rresht pasi u ndal nga Kazakistani.

Përmbysje epike e Portugalisë në grupin A në shenjën e Cristiano Ronaldos, i cili pasi humbi një penallti në pjesën e parë shënoi dy herë me kokë në minutat e fundit në sfidën e Algarves ndaj Irlandës për t’u dhënë suksesin portugezëve me shifrat 2-1, me CR7 që u bë shënuesi më i mirë në histori në rang kombëtaresh me 111 gola, dy më shumë se iraniani Ali Daei.

Në sfidën tjetër të këtij grupi Luksemburgu mposhti 2-1 Azerbajxhanin e Gianni De Biasit, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve, 4 më pak se Portugalia krysuesese.

Shumë i balancuar grupi G aty ku goli i Haaland nuk i mjaftoi Norvegjisë që barazoi 1-1 me Holandën në debutimin e tretë të Van Gaal te portokallinjtë.

Golin e barazimit për tulipanët e realizoi Davy Klaasen. Humbi mundësinë e shkëputjes në këtë grup Turqia që barazoi në fund 2-2 me Malin e Zi. Nē sfidat e tjera të eliminatoreve Rusia dhe Kroacia ndanë pikët, në një barazim pa gola, ashtu si edhe Sllovenia e Sllovakia në një barazim 1-1.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…