Ndërron jetë trajneri i Luftëtarit, Mustafa Hysi. Duka: Një mik i mrekullueshëm

Trajneri i Luftëtarit, Mustafa Hysi, ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një infarkti kardiak


Trajneri i Luftëtarit, Mustafa Hysi, ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një infarkti kardiak. Ai ka qenë në shoqërinë e miqve të tij në një restorant në fshatin “Andon Poçi”.

Ai ka ndjerë fillimisht dhimbje në gjoks dhe më pas ka rënë në tokë. Miqtë e kanë shoqëruar menjëherë për në spitalin Rajonal por nuk ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i FSHF Armand Duka me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai shprehet se Mustafai përveçse një futbollist dhe trajneri i mirë ishte një mik i mrekullueshëm. Ai i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të tij.

“Të dashur miq, mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.

Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me rradhë.

Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit. I paharruar miku im Mustafa Hysi!”, shkruan Duka.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…