Gareth Bale shënon tregolësh, Uellsi përmbys Bjellorusinë

Gareth Bale vendimtar në suksesin 2-3 të Uellsit në fushën e Bjellorusisë.


Gareth Bale vendimtar në suksesin 2-3 të Uellsit në fushën e Bjellorusisë. Sulmuesi i Realit të Madridit konfirmoi edhe një herë rëndësinë që ka për përfaqësuesen e tij, e cila siguroi suksesin e dytë në Grupin E.

32-vjeçari realizoi që në minutën e gjashtë me 11-metërsh golin që zhbllokoi takimin, por vendësit arritën të përmbysnin shifrat në 2-1 falë finalizimeve të Lisakovich dhe Sedko respektivisht në minutat 29’ dhe 31.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë u rikthye në skenë Gareth Bale, i cili barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 69-të, duke u treguar sërish i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e tretë shtesë u dha goditjen përfundimtare bjellorusëve me golin e fitores, atë të rezultatit 2-3.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…