Super Broja, Shqipëria triumf historik ndaj Hungarisë
Shqipëria shkruan historinë ndaj Hungarisë në triumfin 1-0 në “Elbasan Arena”, falë golit spektakolar të realizuar nga Armando Broja (87′). Një fitore mëse e merituar kjo për kuqezinjtë e Edi Rejës.
Shqipëria shkruan historinë ndaj Hungarisë në triumfin 1-0 në “Elbasan Arena”, falë golit spektakolar të realizuar nga Armando Broja (87′). Një fitore mëse e merituar kjo për kuqezinjtë e Edi Rejës.
Shqipëria e nisi dominimin e ndeshjes qysh në minutat e para, me debutuesin Nedim Bajrami që bie menjëherë në sy me cilësitë e tij.
Pranë golit Shqipëria në minutën e 13-të me Ismajlin, i cili provon me kokë pas harkimit të Bajramit nga këndi, por topi përfundon mbi tra.
Kombinim perfekt mes Bajramit dhe Uuzunit ne ye 15-të, por shënjestra e sulmuesit beratas nuk ishte e saktë.
Pak çaste më vonë Laszlo Kleinheisler merr një top të gjatë dhe gjendet i vetëm në zonë përballë Berishës, i cili bën mrekullinë duke mos lejuar prekjen e rrjetës.
Lëvizje e zgjuar e Nedim Bajramit (29′), që çlirohet nga mbulimi i kundërshtarit, shkarkon të djathtën, por fatkeqësisht topin përfundon jashtë. Drithërima në portën e Hungarisë.
E pabesueshme çfarë humbet Marash Kumbulla në minutën e 33-të. Pas ekzekutimit të këndores Gjimshiti devijon me kokë në shtyllën e dytë, aty ku mbrojtësi i Romës, bën më të vështirën, e dërgon topin mbi tra nga vetëm një metër largësi.
Panik në portën e kuqezinjve në fundin e pjesës së parë, Szobolszai tentoi nga distanca dhe topi pasi kalon poshtë këmbëve të një tjetër futbollisti hungarez përfundon te Berisha, që reagon me vështirësi. Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura, por me dominimin e kuqezinjve sa i përket qarkullimit të topin dhe rasteve të krijuara.
Pjesa e dytë nis me një zëvendësim për kuqezinjtë, Odise Roshi merr vendin e Lorenc Trashi, për t’i shtuar forcë fazës sulmuese.
Tjetër rast i pastër për Shqipërinë (52′), Uzuni dhuron një asist perfekt për Balajn, që përball portierit, paska prirët, godet fort, por fatkeqësisht rrjetë e jashtme. Vetëm një minutë më vonë, Roshit i jepet mundësia për të shënuar, por godet më lart se ç’duhet.
Në minutën e 63-të Reja vendos të largojë nga fusha Bajramin, për t’i bërë vend Qazim Laçit. Pak minuta më vonë zëvendësohet edhe i dëmtuari Abrashi nga Endri Çekiçin.
Asist perfekt i Qazim Laçit në minutën e 72-të për Endri Çekiçin, që ndalet në çastin e fundit nga portieri mik. Bë lëvizjet e fundit Reja, futen në lojë Broja dhe Hoxhallari, largohen Balaj dhe Doka.
Në minutën e 80-të Çekiçi humb mundësinë e dytë për të ndëshkuar kundërshtarin nga goditja e dënimit, ndërsa në të 85-tën Qazim Laçi nuk shfrytëzon asi duhet kundërsulmin, preferon të finalizojë vetë, por pa saktësinë e duhur.
Shqipëria me fat në minutën e 86-të, teksa Szobolszai goditi jashtë. Vetëm pak sekonda më vonë, Armando Broja ngre peshë “Elbasan Arenën”, me një goditje të fuqishme brenda zonës, duke mposhtur portierin Gulacsi, 1-0.
Asgjë nuk ndodhi në minutat e mbetura, kështu që kuqezinjtë morën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë, kundërshtares që duhet lënë pas në renditjen përfundimtare.
Tri fitore në pesë ndeshje, 9 pikë të grumbulluara ndërsa tani takimi i radhës është me San Marinon, po në “Elbasan Arena”.