Luis Hasa, fantazisti i Juventusit

Fantazisti i Juventusit, Luis Hasa, po kthehet në një emër shumë të njohur në radhët e përfaqësueseve italiane


Fantazisti i Juventusit, Luis Hasa, po kthehet në një emër shumë të njohur në radhët e përfaqësueseve italiane. Pasi ka shkëlqyer me ekipin U18, ai tashmë është bërë pjesë e U19 të Italisë dhe sot i ka dhënë fitoren me dy golat e tij në miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Hungarisë.

Një penallti në minutën e 43-të dhe pastaj një gol i dytë në minutën e 68, bënë që Italia të shkonte e qetë drejt fitores që e vulosi më pas Vinjato me golin e 3-0. Luis Hasa ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtareve të moshave të Shqipërisë para se t’u bashkohej përfaqësueseve italiane.

Lexo më shumë

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…