Nuk është Ronaldo, Faiq Bolkiah është më i pasuri në botë
Faiq Bolkiah, 24 vjeçar që për momentin luan në Tailandë me Chonburi, ka një pasuri personale që vlerësohet në rreth 20 miliardë euro
Nga Supersport
Kur flitet për paga faraonike, pyetja që shtrohet është: Cili është futbollisti më i pasur në botë? E komplikuar të bësh llogari, duke qenë se të ardhurat e kampionëve të topit nuk vijnë vetëm nga pagat që ju jepen nga klubet, por edhe dhe mbi të gjitha nga të ardhurat prej reklamave që futbollistët marrin duke përdorur imazhin e tyre. Tani me akordin prej 1 miliard eurosh në 7 vjet mes Cristiano Ronaldos dhe Al Nasr, të gjitha këto arsyetime duken të padobishme, pasi futbollisti më i pasur në botë duhet të jetë pikërisht 5 herë fituesi i Topit të Artë. Nuk është kështu, pasi më i pasuri i futbollit luan në…Tajlandë.
Faiq Bolkiah, 24 vjeçar që për momentin luan në Tailandë me Chonburi, ka një pasuri personale që vlerësohet në rreth 20 miliardë euro. Sa për informacion, është nipi i Sulltanit të Bruneit, që të paktën teorikisht duhet të jetë pronari i vërtetë i gjithë kësaj posurie, por duke qenë se në sulltanat gjithmonë të gjitha të mirat nuk i përkasin individit por gjithë familjes, është absolutisht korrekte që të thuhet se djaloshi është padyshim futbollisti më i pasur në botë. Dhe për moshën 24 vjeçare ka një kurikulim jo dhe aq indiferent, ka kaluar nga ekipet e të rinjve të Southampton, Chelseat, Leicester dhe Maritimo në Portugali. Eksperienca e fundit në Europë ishte një dështim, pasi Bolkiah la Maderian pa debutuar kurrë me skuadrën e parë, duke pranuar ofertën e Chonburi në Thai League.
Siç tregon ai vetë në një intervistë, karriera e tij po merr gjithmonë e më shumë një drejtim për të ardhur keq, pasi ishte shumë pranë debutimit në futbollin që vlen, por nuk ja doli kurrë ta bënte. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me pasurinë e jashtëzakonshme të familjes së tij. “Pas Leciester pata 3-4 oferta. Nga Maritimo më thanë, ‘hajde këtu, do të luash’, ndaj unë pranova të shkoja për një vit pasi ishte e rëndësishme për mua për të luajtur. Por kjo nuk ndodhi. Jam penduar që shkova në Portugali, mendoj se kishte motive politike për të cilat më blenë. Besoj se nuk ishin të sinqertë me mua”.
Problemi i qartë ku kur je i lidhur me një fill të dyfishte me një nga shtetet më të pasura të botës. Ndoshta dhe prova se paratë nuk të bëjnë të lumtur.