“Saktësi – Stili Kristjan Asllani”

Faqja zyrtare e Interit ka postuar një video me momentet më të mira të Kristjan Asllanit ndaj Parmës


Kristjan Asllanit iu desh të priste deri në mbrëmjen e së martës për të dhënë një nga provat e tij më të mira në mesfushën e Inzagit. Ndaj Parmës 20-vjeçari shfaqi një pjesë të mirë të potencialit të tij, edhe pse skuadra nuk ia lehtësoi punën duke u paraqitur në tërësi poshtë nivelit prej Interi.

Për t’iu rikthyer përsëri lojtarit të Kombëtares, performanca e tij e mirë në Kupë u vërtetua fare mirë nga statistikat, aty ku ajo që ra më shumë në sy ishte saktësia e pasimeve të tij. Në 141 prekje të topit, Kristjani arriti të lidhej me shokët e tij plot 113 herë duke e dërguar saktësinë e pasimeve në 96%, shifra më e lartë prej të gjithë lojtarëve të pranishëm në fushën e lojës.

Po sipas të dhënave të nxjerra nga “Sofa Score”, në pjesën e parë Asllani kishte 98% të pasimeve të tij të sakta, ndërkohë që topat e gjatë të tij gjetën pjesën tjetër të skuadrës në 83% të rasteve.

Asllani diti të ishte një ndër protagonistët e mbrëmjes dhe ndoshta këtë herë i ka vërtetuar Inzagit se është gati të marrë edhe më shumë përgjegjësi mbi supe.

Ditën e sotme faqja zyrtare e klubit italian, ka postuar një video me disa nga momentet më të mira të Kristjan Asllanit ndaj Parmës me mbishkrimin “Saktësi – Stili Kristjan Asllani”. Me performancën e tij të shkëlqyer, mesfushori kuqezi pritet të fitojë ndjeshëm terren, edhe për sa i përket ndeshjeve në kampionat.

Për më tepër shikoni videon e postuar nga faqja zyrtare e Interit:

/ Panorama Sport/

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…