Silvinjo: Edhe familja ime ndihet 100% kuqezi!

Trajneri i ri i Shqipërisë: Kombëtarja mund të arrijë gjëra të mëdha. Do të mësoj shqip!


Trajneri i ri i Shqipërisë, Silvinjo, në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se Kombëtarja kuqezi, mund të arrijë gjëra të mëdha, nëse lojtarët në fushë japin shpirtin dhe zemrën.

Braziliani deklaroi se të gjitha ndeshjet vlejnë njësoj dhe do të përgatiten vetëm për tri pikët.

Silvinjo deklaroi se ekipi përfaqëson kombin shqiptar dhe duan të bëjnë gjëra të mira.

“Futbolli nuk e ka të ndarë lojën. Botërori na dha shembuj, si Arabia Saudite apo Maroku. Ne do bëjmë futbollin tonë. Futbolli është më tepër se teknik dhe taktik. Është edhe shpirti dhe zemra e një lojtari, që peshojnë shumë. Mund ta humbasësh topin, por nuk mund të gabosh, nëse nuk do kesh shpirtin dhe zemrën në fushë. Nëse të gjithë vendosim shpirtin dhe zemrën në fushë, mund të bëjmë gjëra shumë të mëdha. Ekipi kombëtar përfaqëson njerëzit dhe kombin. Ne përfaqësojmë tre milionë shqiptarë. Duam të bëjmë shumë mirë. Me shpirt dhe zemër”, tha Silvinjo.

Silvinjo u shpreh se familja e tij do të ndihet si ngjyrat e kombëtares shqiptare, 100% kuqezi dhe shtoi se mendja e tij është te ndeshja me Poloninë.

“Edhe familja ime do të ndihet 100% kuqezi, si ngjyrat e kombëtares shqiptare. Po tentoj të mësoj shqip, por nuk është aspak e thjeshtë. Shumë e vërtetë që mendjen e kam te ndeshja me Poloninë, por 3 pikët janë njësoj me të gjitha skuadrat. Do përgatisim një ndeshej për ta fituar me gjithçka, si shkon pastaj është gjë tjetër. Kryeministri më dha një kënaqësi të madhe për ta njohur. Një bisedë e thjeshtë për sportin. Mancini ka bërë një punë shumë të madhe te kombëtarja italiane. Ajo që nuk shkuan në Botëror, është diçka e vogël, që nuk shpjegohet, sepse kështu është futbolli.
Në Itali, taktika me Mancini, tek Arsenali mësova shumë për anën defensive. Një çmenduri e bukur, përvoja në klubet e kaluara”, theksoi trajneri i Kombëtares shqiptare.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…