
Bekim Balaj rikthehet te Vllaznia
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur për tre sezone me kuqeblutë.

Bekim Balaj është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i Vllaznisë. Sulmuesi shkodran është rikthyer kështu në Shkodër në qytetin e tij të lindjes për të qenësërish protagonist në kampionatin shqiptar.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur për tre sezone me kuqeblutë.
“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!”, shkruan klubi kuqeblu.
Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për…
Posted by KF Vllaznia – Faqja Zyrtare on Saturday, January 14, 2023