
Derbi i Mançesterit vishet i kuq!
Mançester Junajtid ka shtangur Mançester Sitin duke e mundur me një fitore 2-1 me përmbysje.

Mançester Junajtid ka shtangur Mançester Sitin duke e mundur me një fitore 2-1 me përmbysje.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola ndërsa të gjitha emocionet do të ishin rezervuar për pjesën e dytë.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 60 me Grilish. Ai zhbllokoi sfidën dhe kaloi ekipin në avantazh. Por në minutën e 78 Fernandes riktheu baraspeshën. Fitorja e “Djajve të Kuq” vuloset në minutën e 82’ nga Rashford.
Me këtë fitore Junajtid renditet në vendin e 3-të ndërsa Siti në të 2-in.