Duro: Gjyqtarët na mohuan fitoren!
Trajneri i Egnatias analizoi barazimin 1-1 me Erzenin në Rrogozhinë
Shpëtim Duro ka folur pas barazimit 1-1 kundër Erzenit. Trajneri i Egnatias analizoi shkurtimisht atë që ndodhi sot në fushën e rrogozhinasve. Ai ishte i kënaqur me lojën e ekipit teksa për mikrofonin e “Oversport” tha:
“Kampionati është shumë i fortë me shumë ekuilibra. Luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë. Një skuadër që ka bërë paraqitje të mira. Jam i kënaqur me zhvillimin e lojës. Kemi luajtur me shumë ekuilibër. Arritëm të shënojmë. Ishte fati i keq, që Erzeni na barazoi. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me ekipin. Futbolli është i tillë. Kam dyshime se si mund të anulohet goli i dytë. Tani e pashë. E njëjta situatë na ndodhi edhe në Shkodër. Për mua nuk diskutohet fare që është faull.
Pushimi? E thashë dhe më parë që jam i kënaqur me ekipin tim. Nuk të lenin hapësira. I thashë dhe çunave që duhet të kenë durim dhe qetësi. Ndeshja fitohet me 2-3 raste. Ne e çuam rezultatin në 2-1, por nuk na lejoi arbitri.
Presioni i Europës? E kam thënë që jemi në pozita të mira tani. Ky kampionat do të jetë shumë i fortë, kështu që ne jemi aty. Thashë që barazimi nuk është kushedi çfarë. Nuk e shoh rezultat negativ. Momente të caktuara ndikoi dhe arbitri.
Camaj dhe Delarge? Duamena ka bërë një ndeshje të mirë. Duket që është me klas. Është ndeshja e parë dhe ai u fut në ritmin e skuadrës. Ky është konkluzioni im. Për ata që janë larguar, nuk kthehem pas. Një ndryshim nuk quhet. Ata kanë dhënë kontributin e tyre. S’kanë luajtur bashkë”, tha ai.