Lacio mposht Sasuolon, shkëlqen Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri një performancë mjaft të mirë gjatë 90 minutave


Lacio mori fitoren e parë të vitit 2023 duke mposhtur në transfertë Sasuolon me rezultatin 0-2.

Ai që e zhbllokoi këtë sfidë ishte Zakanji me anë të një penalltie (45+3’), të cilën e realizoi në fundin e pjesës së parë.

Më pas kryeqytetasit arritën ta menaxhonin mjaft mirë rezultatin dhe në fundin e takimit ishte Felipe Anderson (90+4’), i cili i dha goditjen e “KO” vendasve në “Mappei Stadium”.

Në fushë për 90 minuta ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili dha një performancë mjaft të mirë, pavarësisht një kartoni të verdhë në minutën e 65’.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…