Lionel Mesi vizatohet në një kartmonedhë 10 dollarëshe

Një piktor argjentinas, Mauro Markos, ka vizatuar Lionel Mesin në një kartmonedhë 10 dollarëshe


Një piktor argjentinas Mauro Markos ka vizatuar Lionel Mesin në një kartmonedhë 10 dollarëshe dhe më pas e shpërndau videon në rrjetet sociale.

Pas bujës së madhe që bëri, njëri prej fansave të futbollistit donte ta blinte për 60.000 pesos. Pavarësisht kësaj, ëndrra e piktorit është që “Pleshti” të arrijë ta shikojë veprën e realizuar.

“Do të doja të paktën që Mesi ta shihte. Nëse do të më pyeste, nuk e mendoj dy herë dhe do ia jap. E nisa ditën e parë të Kupës së Botës dhe e përfundova pikërisht në orën 6 të mëngjesit në ditën e finales”, deklaroi 23-vjeçari.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…