
Kristi Kote transferohet te Bylisi
24-vjeçari korçar është goditja e radhës e Bylisit, pas Vangjel Zguros.

Bylisi ka arritur akordin për të transferuar ish-mesfushorin e Skënderbeut dhe Partizanit, Kristi Koten.
24-vjeçari korçar sapo mbylli aventurën e tij me Kukësin dhe ka gjetur menjëherë skuadër.
Kështu Kote është goditja e radhës e Bylisit, pas Vangjel Zguros.