Silvinjo në hall, dëmtohet edhe Adrian Ismajli

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të duhet të përballet me një situatë të pazakontë


Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të duhet të përballet me një situatë të pazakontë që në grumbullimin e tij të parë në muajin mars. Teknikut do t’i mungojnë lojtarë të cilët janë të dëmtuar dhe pritet të jenë jashtë në atë periudhë të vitit si Broja e Bare, por njëkohësisht janë të shumtë lojtarët e tjerë të cilët nuk aktivizohen apo janë dëmtuar në këto ditë dhe mund të mungojnë me skuadrat përkatëse, duke humbur minuta të rëndësishme në fushë para sfidës ndaj Polonisë.

I fundit në listën e lojtarëve që kanë pësuar dëmtime është një prej atyre i cili po shkëlqente me klubin përkatës, Adrian Ismajli. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka qenë titullar i paprekshëm në rreshtimin e kuqezinjve në vitet e fundit dhe është një nga emrat mbi të cilat janë vendosur themelet e ekipit të këtij edicioni.

Ismajli ka luajtur rregullisht me Empolin duke marrë vlerësime pozitive për lojën e tij, por në momentin më të mirë, ai ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë. Gjithçka ndodhi në natën e të hënës, në sfidën që Empoli fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Sampdorias.

Pas një ndërhyrje ku ai u ndëshkua me karton të verdhë, Ismajli mbeti i dëmtuar në fushën e lojës. Ai kërkoi ndihmën e stafit mjekësor dhe mori trajtim, duke u kthye në fushë i fashuar për të mbyllur sfidën. Por pas pak çastesh sinjalizoi se nuk ia dilte dot dhe u largua përfundimisht nga terreni i lojës. Një telash jo pak i vogël për Silvinjon, pasi Ismajli ishte i vetmi mes qendërmbrojtësve kryesorë të kombëtares shqiptare që po aktivizohej rregullisht me klubin e tij.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…