Klaus Gjasula: Silvinjo mund të ndezë një zjarr të ri te Kombëtarja!

Mesfushori ka folur për emisionin “Analizë Kuqezi” në “SuperSport”: Europiani 2024, ëndrra ime!


Sipas Klaus Gjasulës, futbolli ecën shumë shpejt dhe sipas tij, referuar kësaj, shumë lojtarë nuk mendojnë për Kombëtaren përpara vetes së tyre dhe në një situatë të tillë dëmtojnë ekipin. Lidhur me këtë, por edhe për trajnerin e ri, mesfushori ka folur për emisionin “Analizë Kuqezi” në “SuperSport”.

KOMBËTARJA E RE- “Kemi pasur shumë momente të mira, por normalisht edhe të këqija. Ky është një shans i ri, por se si do përfundojë nuk e di, por kur ndërrohet trajneri është një shans i ri për të gjithë lojtarët. Mund të ndizet një zjarr i ri, me trajnerin e ri, nuk e di, por do ta shohim”.

LARGIMI I REJËS- “Unë kam pasur shumë respekt për të, ishte një trajner shumë i mirë, ndonëse nga rezultatet njerëzit mund të mendojnë ndryshe, por për mua ishte një trajner shumë i mirë. Kur nuk ka rezultate pozitive, normale që do të ndërrohet trajneri dhe ky që ka ardhur tani ka shumë eksperiencë, shpresoj që të eci mirë”.

SILVINJO- “Besoj se Silvinjo do t’i japë një frymëmarrje të re dhe të mirë Kombëtares dhe uroj e shpresoj që ta nisë sa më mirë dhe me këmbë të mbarë”.

LOJTARËT E RINJ DHE TË VJETËR- “Nuk e them dot që lojtarët e rinj nuk kuptohen me të vjetrit, por mund të them se futbolli ecën shumë shpejt. Secili do të arrijë gjithçka shumë shpejt dhe ka raste që rrezikon ekipin për veten dhe në raste të tilla është e vështirë të kesh sukses, e për këtë duhet ta kuptojmë ne të gjithë në Kombëtare, që ne jemi aty si ekip dhe nuk ka rëndësi kush luan i ri apo i vjetër”.

JU DHE ABRASHI SHEMBULL- “Unë besoj se mentaliteti që kemi marrë në Gjermani dhe Zvicër na ka ndihmuar shumë. A do të mungojmë ne një ditë kur të jemi larguar se di, por për aq kohë sa do të luajmë, unë dhe Abrashi do të japim maksimumin”.

EUROPIANI- “Do të ishte ëndrra ime, në Europian me Kombëtaren, një situatë më të bukur për ta mbyllur karrierën si futbollist nuk ka”, përfundoi Gjasula.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…