
Mikael Shumaker, një kampion që frymëzon
Kemi hyrë në vitin e dhjetë ku legjenda e F1 nuk duket ende në sytë e miliona adhuruesve

Nga Edmond Sufaj
Kemi hyrë në vitin e dhjetë ku legjenda e F1 nuk duket ende në sytë e miliona adhuruesve.
Por, Mikael Shumaker ekziston, ekziston falë dashurisë dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të bashkëshortes, e cila qëndron aty pranë tij dhe hermetike në pritje të rikthimit.
Hermetike, sepse edhe për Shumaker kur pilotonte, familja ishte e shejntë dhe asnjëherë nuk lejoi depërtimin e faktorëve të jashtëm.
Një kampion në sport dhe një emër që inspiron….Shumaker!