Shkarkimi i Luis van Gal nga Junajtid në 2016, gruaja: E gjeta duke qarë!

Gruaja e Luis van Galit ka treguar se trajneri holandez u përlot pas shkarkimit nga stoli i Mançester Junajtid


Gruaja e Luis van Galit ka treguar se trajneri holandez u përlot pas shkarkimit brutal nga stoli i Mançester Junajtid, në vitin 2016. Van Gal i udhëhoqi “Djajtë” drejt trofeut të Kupës FA, me fitoren 2-1 ndaj Palasit në finale, përpara se të shkarkohej dy ditë më vonë pas muajsh spekulime për të ardhmen e tij.

Por ai u informua që nuk do të ishte më trajner vetëm pak orë pas triumfit në “Wembley” dhe e ka thënë disa herë se nuk do t’ia falë kurrë ish-administratorit Ed Uduard për mënyrën sesi e trajtoi. Tani, gruaja e tij Trus, zbulon prapaskena të atij vendimi gjatë një dokumentari në “Amazon Prime”.

Ajo thotë se e kishte ndierë që burri rrezikonte shkarkimin, pasi legjenda Sër Aleks Ferguson nuk po i përshëndeste më: “Unë e dija që Luis do të shkarkohej nga Junajtid. E ndieja. Papritur, ata nuk po na përshëndesnin më, na e bënin me dorë nga larg. Diçka po shkonte keq. Ishte intuita e një femre. Pastaj Uduard e mohoi dhe Luis u qetësua. Por unë i thashë: ‘Luis, do të të shkarkojnë. Kuptoje!’ dhe mbylla derën e apartamentit. Pas Kupës FA, Luis tha: ‘Epo, ne ia dolëm’ dhe unë i thashë: ‘Luis, ata thonë se je shkarkuar’. Ai u zemërua shumë. ‘Përse ma prish festën? Mjaft me gjithë këtë marrëzi pa kuptim’. Por më vonë më telefonoi: ‘Çkemi, jam Luis. Mund të vish në shtëpi, kishe të drejtë’. Zërin e kishte të thyer, kështu që unë i thashë: ‘Në rregull, jam rrugës’. Kur erdha në shtëpi vura re që kishte qarë. E përqafova dhe u përlota edhe unë”.

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…