
Juventusi bëhet shembull, i hiqen 15 pikë!
Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit merr vendimin që po trondit futbollin italian

Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit ka marrë një vendim që padyshim do të tronditë futbollin italian sa i përket përfshirjes së Juventusit në çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.
Ndonëse prokurori i çështjes, pas rishqyrtimit të dokumenteve kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, Apeli ka shkuar edhe më tej, duke dënuar bardhezinjte me -15 pikë në renditjen e sezonit aktual.