
Kristal Abazaj te Tirana
Një afrim i rëndësishëm ky për 26 herë kampionët e vendit që pas Regi Lushkjës

Kristal Abazaj mund të konsiderohet lojtar i Tiranës.
Burime të besueshme pranë klubit bardheblu bëjnë me dije për Newsport.al që 26-vjeçari ka arritur parimisht akordin me kampionët e Shqipërisë.
Ai do të takohet nesër me presidentin Refik Halili, ku do të konkretizojnë dhe firmën në kontratë.
Një afrim i rëndësishëm ky për 26 herë kampionët e vendit që pas Regi Lushkjës, bëjnë tjetër goditje në merkato.
Detaje të tjera s’bëhen të ditura, ndërsa kjo padyshim është dhuratë e mrekullueshme nga presidenti Refik Halili për tifozët e Tiranës.