Hap fals i Partizanit ndaj Kastriotit

Të kuqtë barazuan 1-1 me Kastriotit në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superiores


Një tjetër hap fals i Partizanit në transfertë, kësaj radhe përballë Kastriotit me rezultatin 1-1, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.

“Demat” ishin ata që kishin më së shumti kontrollin e lojës, duke kaluar në avantazh dhe fal një penalltie të realizuar në gol nga Cara në minutën e 54’.

Por vetëm pas 12 minutash, ishte Zogaj i cili me një gjuajtje nga distanca, çoi topin në fundin e rrjetës, me Kastriotin që mundi të dalë i kënaqur nga kjo sfidë në mënyrën si shkuan gjërat.

Kështu Partizani vazhdon në vendin e parë me 30 pikë, duke shpresuar te një hap fals i Tiranës, ndërsa Kastrioti në vendin e 7-ë, që gjithashtu shpreson te një gabim i rivalëve.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…