Rikthehet Kupa e Shqipërisë në Futsall, tetë ekipe në kërkim të trofeut

Pas një pushimi të gjatë, rikthehet sërish Kupa e Shqipërisë në Futsall, një kompeticion i organizuar nga FSHF


Pas një pushimi të gjatë, rikthehet sërish Kupa e Shqipërisë në Futsall, një kompeticion i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Vllaznia, Flamurtari, Tirana, Olimpik 1 Maji, Diamant, Eagles Land, Forcat e Armatosura dhe Olimpik Tirana janë në garë për të fituar Kupën e Shqipërisë në Futsall, që është edhe trofeu i dytë më i rëndësishëm pas kampionatit.

Të gjitha ndeshjet çerekfinale do të luhen me vetëm një takim dhe në një fushë asnjëanëse (Kompleksi ‘’Goga’), teksa janë përcaktuar tashmë edhe çiftet e kësaj faze nga shorti i hedhur nga Departamenti i Futbollit Amator. Të gjitha takimet do të zhvillohen të gjitha të dielën e 23 janarit në ora 12:00 dhe 14:00.

Vllaznia – Flamurtari, ora 12:00

Tirana – Olimpik 1 Maji, ora 12:00

Eagles land – Diamant, ora 14:00

Forcat e Armatosura – Olimpik Tirana, ora 14:00

Sakaq, më 26 janar do të luhen edhe ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Futsall, teksa sipas shortit të përcaktuar, çiftet do të jenë si më poshtë.

Vllaznia – Flamurtari/ Tirana – Olimpik 1 Maji, ora 18:00

Eagles land – Diamant/ Forcat e Armatosura – Olimpik Tirana, ora 18:00

Më 29 janar do të luhet edhe takimi final i këtij kompeticioni, ku do të shpallet edhe kampioni i këtij edicioni i Kupës së Shqipërisë në Futsall. Finalja do të luhet në kompleksin ‘Goga’ në ora 20:00.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…