Benzema dhe Kros rikthejnë te fitorja Realin

Skuadra e Ançelotit triumfoi ndaj Atletiko Bilbaos me rezultatin 0-2, duke lënë pas humbjen ndaj Vijarealit.


Reali i Madridit është kthyer te fitorja në La Liga. Skuadra e Ançelotit triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Atletiko Bilbaos me rezultatin 0-2, duke lënë pas humbjen ndaj Vijarealit.

Ishte bomberi Karim Benzema që hapi serinë e golave në minutën e 24-t, ndërkohë që golin e dytë e realizoi gjermani Toni Kros në minutën e 90-të.

Pas këtij triumfi Reali u ngjit në kuotën e 41 pikëve në 17 ndeshje, 3 më pak se kryesuesit e Barcelonës, që fituan ditën e sotme ndaj Getafes me rezultatin minimal 1-0.

Në duelin e radhës, madrilenët i pret një përballje delikate teksa do të ndeshen me Real Sosiedadin e vendit të tretë, që vjen pas 5 fitoresh radhazi.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…